Alireza Raishi, 21 vjeç, u ekzekutua më 5 tetor në Iran, së bashku me 25-vjeçarin Alireza Sepahi. Historia e këtij të fundit tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare, pasi ai ishte martuar përmes telefonit me partneren e tij, e cila ndodhej gjithashtu në burg, vetëm disa orë para ekzekutimit. Ndërkohë, janë zbardhur detaje prekëse nga telefonata e fundit e Raishit me të atin. Përpara se të dërgohej në varje, i riu u përpoq të ngushëllonte babanë e tij, i cili po qante. “Mos qaj, babi”, mësohet t’i ketë thënë ai.

Raishi ishte arrestuar pas protestave të janarit në qytetin e Isfahanit, gjatë të cilave u vra kushëriri i tij, Ramin. Ai dhe Sepahi u akuzuan për vrasjen e zyrtarëve të sigurisë dhe u ekzekutuan të dy më 5 tetor.

Organizatat e të drejtave të njeriut kanë ngritur shqetësime për trajtimin e të dy të rinjve, duke pretenduar se ata janë torturuar, janë detyruar të bëjnë rrëfime dhe janë përballur me procese gjyqësore me shkelje të rënda. Sipas raportimeve, autoritetet i detyruan familjet t’i varrosnin të rinjtë larg vendbanimeve të tyre. Babait të Raishit dyshohet se iu lidhën sytë dhe u dërgua te varri sekret i të birit, pa iu dhënë mundësia ta varroste pranë familjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: