Deputeti i partisë Mundësia Erald Kapri në fjalën e tij deklaroi se është një gjë e mirë që do të ketë deklaratë të përbashkët pro UÇK-së, por shtoi se parlamenti, nëse e ka të sinqertë nisëm, atëherë duhet që të mblidhet Byroja, që asnjë zë deputeti të mos mungojë.

Kapri theksoi se mazhoranca nuk e do zërin e opozitës, se ka frikë nga ajo dhe nga protestuesit.

E quajti të turpshëm edhe projektligjin për pagat e magjistratëve, të sjellë në parlament nga mazhoranca.

Deputeti i partisë Mundësia Erald Kapri: Ju nuk doni që të ketë zë opozite në këtë sallë. Nëse keni kërkesë të sinqertë për deklaratë për UÇK-në, duhet që të jenë në seancë edhe opozitarët, edhe z Shehaj, që të jetë dhe zëri i 50 mijë njerëzve në këtë sallë. Mblidhni Byronë, që asnjë deputet të mos mungojë në deklaratë.

Rinia është në shesh dhe vazhdoni që të mos dëgjoni zërin e askujt. Ju keni frikë nga vezët dhe protestuesit. Që mos jemi hipokritë për deklaratën, mos përjashtoni asnjë zë shqiptari në parlament. Së dyti, tërhiqni projektligjin e turpshëm për pagat e magjistratëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: