Ish-drejtuesi i Policisë Krenar Ahmeti, në një intervistë në emisionin Prime News24 foli për sjelljen e policëve në protestë.

Ahmeti theksoi se mosidentifikimi i policëve është i paligjshëm. Shtoi se ka një kaos të madh në dhënien e urdhrave, duke thënë se efektivët nuk dinë se çfarë bëjnë.

Krenar Ahmeti: Policët duhet të identifikohen. Çdo efektiv duhet të identifikohet. Nëse një polic nuk identifikohet, po vepron në mënyrë të paligjshme.

Ka një kaos të madh në dhënien e urdhrave. Ku është plani i masave, ku secili ka detyrën e vet? Për sa i përket urdhrave, aty nuk mund të japësh urdhër as me radio e as me zë. Urdhrat duhet të jenë të parapërgatitura. Krejt forcat duhet ta dinë sesi veprohet. Policët nuk kanë as numër identifikimi, që e kanë në gjoks.

Ata e kanë humbur identitetin e vet. Çdokush kur e humb identitetin, sjell potencialin që të sillet dhunshëm. Mund ta tejkalojë përdorimin e forcës në çdo moment. Policët nuk po dinë se çfarë po bëjnë.

Ka një polici, që në shumë aspekte është aprofesionale. Në Francë, nëse nuk ke identifikim, futesh në burg. Mos na dhunoni fëmijët, mund të shoqëroni, por ju lutem mos dhunoni e mos i rrihni kalamajt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: