Mediat italiane i kanë dhënë jehonë zhvillimeve në veri të Kosovës.

“Moska ndez konfliktin në Kosovë”, është ky titulli i gazetës italiane, “La Repubblica”, e cila ndër të tjera shkruan se politikanët dhe policët serbë dhanë dorëheqjen në shenjë proteste kundër Qeverisë së Kosovës dhe se për këtë “kryeministri akuzon Rusinë” dhe se “Beogradi e ka vendosur ushtrinë në gatishmëri”.

“Këtë herë shpërthimi është edhe më afër Italisë. Një zjarr mbi të cilin fryjnë me kokëfortësi emisarët e Kremlinit, me të njëjtin qëllim si për pushtimin e Ukrainës: të vihet në dyshim arkitektura e sigurisë në Europë e projektuar në tridhjetë vitet e fundit. Duke filluar nga ku filloi gjithçka: Ballkani. Serbët sot u mblodhën në Mitrovicën e Veriut, ku u mbajt një tubim protestues i thirrur nga Lista Serbe.

Para zyrtarëve të kësaj partie, policët serbë të shtunën i zhveshën uniformat e Policisë së Kosovë. Sipas Listës Serbe, s’ka më asnjë serb në institucionet e Kosovës, përfshirë Qeverinë dhe Parlamentin. Ky vendim erdhi pas refuzimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr dorë nga vendimi për zëvendësimin e targave të automjeteve, të cilat lëshohen nga Serbia”, shkruan “La Repubblica”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb