Bashkia e Vlorës i bën apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet që nuk janë të domosdoshme për shkak të shirave, që kanë përfshirë vendin.

Gjithashtu Bashkia kërkon vëmendjen e qytetarëve për vendet të cilat rrezikohet nga përmbytjet, ndërsa thekson se në rast të çdo emergjence të kontaktojnë me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.

Statusi:

Njoftim Bashkia Vlorë

Të dashur qytetarë!

Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme. Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten! Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.

Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!

Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.

Bashkia Vlore

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: