Moti i keq ka ‘paralizuar’ qarkun e Shkodrës, duke i kthyer fshatrat si ‘Venecia’, ku është e nevojshme përdorimi i varkave për evakuimin e familjeve. Sipas raportit të fundit të emergjencave civile, janë plot 590 banesa të përmbytura, ndërsa deri më tani janë evakuuar 32 familje.

“Situata është e vështirë, në fshatin Kuç të gjitha tokat bujqësore nën nën ujë. Po ndërhyn ushtria për t’i dhënë ndihmë banorëve. Po ashtu ka edhe zona të tjera problematike. Pothuajse në të gjithë territoret janë problematike”, raportoi gazetari Senad Nikshiqi.

Ndërkohë në zonë ndodhen grupet e FNSH për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar.

Informacion mbi situatën e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër:

Nj.A. Ana e Malit

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë 
  1. Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 70 cm.
  2. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit

 Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 140 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

  1. Rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças ka prezencë uji.
  2. Buna ka deportuar në Urrelat e Shirqit

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 600 Ha, konkretisht në fshatrat Trush,Berdicë e Siperme,Berdice e Mesme, Beltoje.

Familje të evakuuara: 

Janë 32 familje të evakuara, gjithsej 139 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 15 familje (57 persona)

Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 persona)

Lagja Nr.4,  3 familje (7 persona)

Lagja nr. 1,  2 familje ( 7 persona) 

Të akomoduar në konvikt 2 familje ( 7 persona), ndërsa pjesa tjetër tek të afërmit .

Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe në brendësi të banesave gjithsej 590 banesa: 

  1. Guri I Zi 250 banesa
  2. Bërdicë 210 banesa, nga këto 40 ne biznese
  3. Lagja Nr.4, 30 banesa
  4. Lagja nr. 1, 100 banesa

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: