ITALI

Në Venecia niveli i ujit u rrit me 105 centimetrash duke mbytur 8% të qytetit, që nga Sheshi Shën Marko që është një prej zonave më të ulëta të qytetit.

Parashikimet tregojnë se deri nesër në mëngjes niveli i ujit do të arrijë 120 centimetra.

Nga ana tjetër, të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur, përfshirë fëmijë, pas motit të keq, që ka përfshirë jugun e Italisë, sidomos ishullin e Siçilisë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb