Emergjencat Civile në Prefekturën e Lezhës njoftojnë sot për situatën e përmbytjeve në të gjithë qarkun. Ndonëse shirat kanë vijuar me intensitet të mesëm gjatë natës, niveli i ujit në lumenj, e hidrovore është në rënie. Kujtojmw qw pwrmbytjet kanw nisur qw tw premten e 8 janarit nw gjithw qarkun.
Raportohen se nën ujë janë 1370 ha tokë bujqësore.
Situata në qarkun Lezhë, deri në orën 10.30, të datës 13.01.2021.

-Në shkallë qarku, gjatë natës kemi patur reshje me intensitet mesatarë.

-Nga informacionet e ardhura nga shtabet e MC, kemi:

-rezervuarët janë në monitorim dhe vazhdon shkarkimi i tyre;

-në shkallë qarku kemi të përmbytura rreth 1370 ha tokë bujqësore, konkretisht:
-në bashkinë Lezhë 1300 ha tokë bujqësore, me tendencë ulje.
-në bashkinë Kurbin 70 ha tokë bujqësore, me tendencë ulje.

Niveli i ujrave në lumenj dhe hidrovore në qarkun Lezhë
-lumi Drin, niveli 1 m, renie 1 m;
-lumi Gjadër, niveli 5 m, renie 1.7 m;
-lumi Mat, niveli 1 m, renie 3 m;

– në hidrovorin Balldre, niveli -1.00 m, ska renie.
– në hidrovorin Ishull Shengjin, kanë rënë në kuota normale.,
– në hidrovorët Gocaj dhe Grukë zezë, kanë rënë në kuota normale.
– në hidrovrin Tale, niveli – 0.15 m renie -0.10 cm.
– në hidrovorin Shllinza, ka rënë në kuota normale.
– në hidrovorin Droje, ka rënë në kuota normale.
– hidrovorët punojne me kapacitet të plote dhe furrnizohen normalisht me energji elektrike.

-Nivelet e ujrave në kanalet e ujrave të larta në Lezhë dhe në Kurbin, është në ulje dhe po shkojne drejt kuotave normale të tyre.
-në mbeshtetje të bashkisë kemi 15 forca ushtarë dhe 2 makina, të repartit ushtarak Vau i Dejes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb