Krahas motit të keq në zonat malore të vendit, situata me mot të ftohtë dhe me borë vijon të jetë prezente edhe në jug.

Trashësia e borës në Tepelenë arrin në 30 centimetër, ndërsa në Kurvelesh raportohet se  rruga është e kalueshme vetëm me zinxhirë. Moti i keq gjithashtu është prezent edhe në Memaliaj, ndërkohë “BalkanWeb” ka mësuar se është zhbllokuar rruga në njësinë Buzë, e cila ishte e bllokuar pas reshjeve të borës.

Në Frashër të Përmetit gjendja është përmirësuar dhe makinat lëvizin vetëm me zinxhirë. Në Zagorie të Libohovës situata paraqitet më pak problematike dhe kalimet e mjeteve kryhen duke përdorur zinxhirët. Ndërkaq po në Gjirokastër nga reshjet e dëborës është bllokuar aksi Taroninë- Fushë-Bardhë si dhe segmenti Rehovë-Golem.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: