Pedro Acosta feston fitoren e parë në MotoGP, duke triumfuar në Çmimin e Madh të Austrisë dhe duke i dhuruar Red Bull-së suksesin e shumëpritur në pistën e shtëpisë. Piloti spanjoll mori kryesimin pas disa xhirove, me një parakalim ndaj Jorge Martin në përshpejtim pas kthesës së parë, duke ruajtur më pas avantazhin deri në flamurin me kuadrate. Martin u rendit i dyti, ndërsa podiumi u kompletua nga Marco Bezzecchi.

Një garë zhgënjyese për Marc Marquez, që nuk gjeti ritmin e duhur dhe e mbylli në vendin e pestë, pas Ai Ogurës. Më pas u renditën Brad Binder, Francesco Bagnaia dhe Fermin Aldeguer, ndërsa dhjetëshen e parë e plotësuan Fabio Di Giannantonio dhe Johann Zarco. Për Alex Marquez ishte një tjetër fund i hidhur, me pilotin e Gresinit që u rrëzua për të tretën ditë radhazi.

Me këtë sukses, Acosta ngjitet në vendin e katërt të klasifikimit të përgjithshëm me 234 pikë. Në krye mbetet Jorge Martin me 306 pikë, 12 më shumë se Marc Marquez, ndërsa Bezzecchi është i treti me 264 pikë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: