Roma ka bërë një merkato të kënaqshme. Kryeqytetasit kanë afruar në skuadër lojtarë si Dybala apo Wijnaldum. Pikërisht rreth dritares së transferimeve ka folur trajneri i kësaj skuadre, Jose Mourinho. Mourinho shprehet se ekipi i tij nuk është në garë për titullin.

“Kur ndryshon shtet, kupton më mirë kulturën dhe filozofinë e futbollit të skuadrave të tjera. Për ne, trajnerët, në vitin e dytë ka kushte për të bërë më mirë. Në Evropë, për të bërë më mirë, duhet të fitojmë Europa League-n, ku ka skuadra me potencial ekonomik larg tonit. Gjatë kësaj periudhe ku nuk kam folur me shtypin, por çuditem të flitet për një Romë pretendente për titullin kampion të Serisë A. Mund ta kuptoja nëse do të kishim 18 “Scudetto”, Milani dhe Interi për shembull e kanë mbyllur kampionatin me 23 dhe 25 pikë më shumë se ne. Edhe ata janë përmirësuar. Nuk më duket se jemi kandidatë për “Scudetton”. Nuk kemi folur kurrë për këtë, na duhet kohë” – Tha ai.

 

Hh

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: