Jose Mourinho ka prishur raportet me drejtuesit e United për shkak të merkatos së cunguar, por së fundmi zbulohet se dy futbollist të talentuar kanë qenë pranë “djajve të kuq”.

Në një intervistë për gazetën torineze “Tuttosport”, ish-skauti i Manchester United, Javier Ribalta, shprehet se kishte kërkuar të transferonte në “Old Trafford” Emre Can dhe Leon Goretzka.

I pari në fund firmosi me Juventusin si lojtarë i lirë, ndërsa në të njëjtën formë kaloi edhe Goretzka te Bayern Mynchen nga Schalke.

Ribalta shprehet: “Kur isha i punësuar te Manchester United doja të transferoja si lojtarë të lirë Emre Can dhe Leon Goretzka”.

Thuhet se operacionet dështuan për shkak të drejtorit sportiv Ed Ëoodëard. Në këtë mënyrë pas këtyre lajmeve me siguri Jose Mourinho do të ngrejë akoma edhe më shumë zërin për transferimet e munguara.

Kujtojmë që skauti në fjalë ka qenë pjesë e United për gati një vit, ndërsa këtë verë u largua drejt Rusisë ku është bërë drejtor sportiv i klubit të Zenit St Petersburg.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb