Situata te Manchester United nuk është aspak normale. Te “djajtë e kuq” intrigat brenda klubit kanë filluar që në merkato, pasi drejtuesit nuk i vendosën në dispozicion futbollistët e kërkuar Jose Mourinho-s.

Ky i fundit nuk e humbi mundësinë për t’i bërë fajtor drejtuesit sa herë i jepej mundësia. Këto ngjarje, duke i shtuar edhe humbjen në ndeshjen e fundit në “Premier League”, kanë bërë që tifozët të mos durojnë dot më, por të protestojnë.

Sipas mediave angleze tifozët e Manchester United kanë marrë një avion me qira, që do të fluturojë në qiell gjatë ndeshjes në fushën e Burnely, më 2 shtator, ku do të ketë dy banderola, e parë “Ed Out” dhe e dyta “United, Hate Glazers!”.

E para do të jetë kundra drejtorit sportiv Ed Wooward, e dyta kundër pronarëve të klubit, që sipas tifozëve janë fajtorët e situatës së krijuar, duke i dhënë në një fare mënyrë të drejtë Mourinho-s për blerjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb