Nuk ishte një finale e Conference League, nuk luhej as në “Air Albania”, por Roma-Feynoord ishte sërish një sfida spektakolare, gola, lojë e fortë, emocione pafund, ku u desh dhe shtesa për të përcaktuar një fitues. Pas humbjes 1-0 në transfertën holandeze, Roma ishte e dënuar të luante muzikën në stadiumin Olimpik, por pjesa e parë ishte një beteje e fortë për çdo top.

Roma
Roma

Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 60-të, Spinazzola kaloi Romën në avantazh. Për ta bërë edhe më emocionuese këtë sfidë mendoi Igor që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 80-të, atëherë kur më pak pritej. Me këtë rezultat, Roma ishte jashtë, por në minutën e 89-të, Pauolo Dybala dërgoi topin në rrjetë duke bërë që ndeshja të shkonte në shtesë. Në këtë pikë, Roma ishte e papërmbajtshme duke shënuar dy gola të tjerë, fillimisht me El Shaarawy dhe në fund me Abraham duke sigluar shifrat përfundimtare në 4-1.

Me këtë rezultat, kryeqytetasit kalojnë në gjysmëfinale të Europa League aty ku do të përballen me Bayern Leverkusen: “Mendoj se skuadra luajti bukur një ndeshje të vështirë. Djemtë treguan kuroja dhe inteligjencë, ishim superior”, u shpreh Mourinho duke bërë në fund dhe një koment në lidhje me të ardhmen e tij: “Jam i lumtur në Romë, nuk mund ta fsheh. Disa herë ndihem i frustruar, shpesh kam ambicie të ndryshme, por të shohim”, theksoi tekniku portugez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb