Stina e dimrit e ulja e temperaturave shpesh bëhet shkak për shtimin e dhimbjeve të kockave. Herbalisti Irfan Gjeçi i ftuar në “Vila24” moderuar nga Brunilda Lahe tha se një nga faktorët që ndikon është edhe qarkullimi jo i mire i gjakut si pasojë e ngushtimit të venave, shtypja e nervave të ndryshme si edhe ndonjë inflamacion i mundshëm.

Gjeçi u shpreh se duhet kërkuar për ndonjë trombozë të thellë e cila e fshehur, mund të sjellë dhimbje të pashpjegueshme të kockave. Ai ndalet sërish tek natyra për të gjetur kurat e duhura dhe pa efekte anësore. Sipas tij janë shumë efikase lulet e basamit dhe hithrat të cilat mund të përdorën si tinktura, çaj apo edhe krem.

Gjeçi foli edhe për rëndësinë e zëvendësimit të kolagjenit i cili me kohë degradon në organizmin tonë. Në fund ai këshilloi rrallimin e kafesë e duhanit si dy agjentë të jashtëm që veprojnë negativisht në kocka tona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: