TIRANË

Natyra na vjen në ndihmë për të kuruar sëmundje të ndryshme falë frutave a perimeve. Herbalisti Irfan Gjeci ka prezantuar një listë të gjatë duke iu referuar shqetësimeve të ndryshme, dhe trajtimit me fruta e perime që u ngjasojnë formës së organeve përkatëse që janë prekur nga patologjitë.

Në bisedë me moderatoren Brunilda Lahe ai heq vija paralele mes domates e formës së zemrës. Gjeci thotë se domatja lehtëson gjarkullimin e gjakut. Më tej vlerëson xhinxherin për të luftuar bakteret e mikrobet në zorrë si antiiflamator i fuqishëm, ndërsa gjen ngjashmëri tek karrota e prerë tërthorazi e syve, si një terapi e dobishme edhe qelizat tumorale.

Arrat sipas tij i shërbejnë trurit, patatet e ëmbla, pankreasit pasi lufton qelizat kancerogjene madje stabilizon dhe insulinën. Gjeci veçon specin e kuq për të parandaluar hemorragjinë cerebrale, e ndalet tek qepa, si një perime që vepron mirë tek mukoza e stomakut. Fiku e bananet për patologji të aparatit riprodhues tek meshkujt, si dhe shegët për vezoret.

Gjethet e ullirit janë në përdorim të gjerë për hepatitet, ndërsa kokrrat e ullirit për vezoret dhe sytë, duke qenë se janë të pasura me acide yndyrore. Brokoli është mbreti i perimeve, kuron alzheimerin, portokalli për kancerin e gjirit, ku Gjeci shton se gratë që ndjekin kimioterapinë duhet të pijnë 2-3 l lëng portokalli. Herbalisti Gjeci këshillon përdorimin e produkteve bio, me qëllim parandalimin e sëmundjeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: