Flitej prej kohësh, por tashmë është zyrtare: Erjon Hoxhallari është afrimi i radhës i bardhebluve, me ish kapitenin që rikthehet në kryeqytet pas një aventure të shkurtër te UTA Arad në Rumani. Që nga dita kur Hoxhallari u largua nga Tirana, trajneri Shehi nuk arriti kurrë të plotësonte boshllëkun e lënë nga mëngjarashi, në çdo dalje publike nuk e fshehu kurrë mërzitjen e tij për largimin e kapitenit.

Hoxhallari
Hoxhallari

Pas vetëm një viti, presidenti Halili i bën një dhuratë të bukur trajnerit Shehi duke i kthyer beniamin e tij. Hoxhallari është afrimi i tetë i Tiranës në këtë merkato vere duke i shndërruar bardheblutë në një ekip shumë të fortë, pretendentët kryesor në letër për titullin kampion. Me Hoxhallarin merkato në hyrje e Tiranës praktikisht është e mbyllur, vetëm nëse tregu sjell ndonjë okazion të mirë pas Evropës. Tani stafi drejtues mund të fokusohen në merkaton në dalje ku i pari në listë është “bomberi” i një viti më parë, Florent Hasani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb