Koncesionet me Partneritet Publik Privat (PPP) në sektorin e shëndetësisë pritet te zgjaten edhe pas përfundimit të afatit. Kështu në strategjinë kombëtare të shëndetësisë për vitet 2022-2030 e nxjerrë për konsultim publik nga ministria e shëndetësisë, thuhet se kontrolli bazë i popullsisë për moshën 35-70 vjeç, apo Check-up siç njihet, do të vijoje deri në vitin 2030, ndërkohë që afati i kontratës përfundon në 2024.

Koncesioni i shërbimit të Dializës është bërë aktiv në vitin 2016 dhe mbaron në vitin 2025, por shërbimi do të vijojë së paku deri në vitin 2030 sipas strategjisë se re kombëtare për shëndetësinë. Edhe për koncesionin tjetër, atë të sterilizimit të sallave kirurgjikale është parashikuar që shërbimi të vazhdojë deri në 2030, edhe pse afati mbaron në 2024. E njëjta gjë edhe për koncesionin e Dializës që përfundon në 2025, por që në strategji figuron se shërbimi do të zgjasë deri në 2030.

Koncesioni i shërbimeve laboratorike nisi në vitin 2019 dhe përfundon në vitin 2028, por do të vijojë së paku deri me 2030 sipas planifikimeve të reja të Ministrisë së Shëndetësisë. Në dokument nuk thuhet se çfarë kostosh financiare do të ketë zgjatja e koncesioneve, ndërkohë që në disa raste KLSH ka tërhequr vëmendjen mbi mënyrën e zbatimit të kontratave aktuale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb