Flet pronari i banesës në Vlorë që iu vu një sasi lëne plasëse. I pyetur nga gazetari i News 24, Enrik Mehmeti, Tahsim Xheladin Banushaj deklaron se nuk ka probleme me njeri dhe se gjithë jetën ka parë punënë e tij.

Ai thotë se është zgjuar nga gjumi pikërisht nga shpërthimi, ndërsa fillimisht ka menduar se ishte tërmet. Kur është zgjuar ka parë dëmet në banesën e tij .

“Unë e ndjeva që kur ia bëri bam, u trembëm burrë e grua këtu se fëmijët i kemi të shpërndarë. I them gruas tërmet! Dalim përjashta, s’kishte as tërmet, asgjë. Shikojmë ku ndodhi, dalin edhe gjitonët e shikojmë ku ndodhi. Mendova mos ia kanë vendosur gjitonit e kur e shoh derën këtu e kujptoj e i kthehem gruas i them: Grua qënka dasma jonë”,- shprehet Banushaj.

Ku dyshon?
Te asnjëri, unë gjithë jetën kam punuar kasap, kam parë punën time

Keni konflikte?
Jo, jo vec të mirës e mirësjelljes

Jeni trembur?
Jo, unë gjithë beharin kam fjetur përjashta…

Kamera sigurie ka zona?
Po ka kamera sigurie këtu, ndoshta ato kanë fiksuar diçka, pasi nuk dyshoj te njeri.

Kujt i the për ngjarjen?
Mora djalin që jeton më lart e pastaj njoftova edhe policinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb