Më në fund, Ernest Muçi “thyen akullin”, gjen golin e tij të parë për këtë sezon, me yllin kuqezi që konvertoi në gol assist e Mohamed Salah. Në minutën e 59-të, Muçi dhe Salah kombinuan në mënyrë të shkëlqyer ndërmjet tyre, me Salah që e shërbeu brenda në zonë, aty ku Muçi me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë.

Pas dy assisteve këtë sezon, vjen dhe goli i parë për talentin shqiptar, i cili firmosi në suksesin e pastër 5-0 që Trabzonspor arriti përballë Genclerbiligi.

Ky gol ishte shumë i rëndësishëm në aspektin psikologjik për Muçin, i cili vjen pas një dëmtimi të papritur në fillim të këtij sezoni. Emri i tij u lakua shpesh edhe gjatë merkatos së verës, por nuk pritet të ndryshojë destinacion pasi më 7 shtator mbyllet tregu i transferimeve në Turqi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb