Ernest Muçi ishte protagonist absolut i ndeshjes që Trabzonspor fitoi me shifrat 4-3 ndaj Rizespor. Ai dha 3 asiste, ndërsa ishte protagonist edhe në golin tjetër.
Kjo e bëri atë futbollistin e parë që jepte 3 asiste në një ndeshje në këtë sezon në Turqi, ndërsa e vendosi me 5 asiste në kreun e renditjes së kësaj kategorie për sezonin aktual.
Futbollisti foli pas ndeshjes ku vlerësoi shokët e ekipit, por edhe theksoi se skuadra duhej të luante njëlloj që në start, jo vetëm në pjesën e dytë siç ndodhi sot ku ktheu ndeshjen.
“Mund të them se nuk kishim një start të mirë, por në pjesën e dytë, ne treguam një reagim shumë të mirë. Nuk më kujtohet me saktësi, për brenda 15 minutash ne treguam se jemi një skuadër me të vërtetë e rrezikshme. Ne barazuam dhe pastaj në shënuam golin e fitores. Kjo tregon se ne duhet të nisim çdo ndeshje me seriozitet dhe të luajmë me të njëjtin seriozitet.
Tre asistet? Ne kemi lojtarë me shumë cilësi përpara. kjo i bën gjërat më të lehta për ne. Ne jemi një skuadër me aftësi të mëdha sulmuese. Besimi im te shokët e skuadrës është i rëndësishëm për të kthyer pasimet në asiste. Gjëja e rëndësishme është të besojmë me të vërtetë dhe ta dimë se mund ta arrijmë. të luash me lojtarë të një cilësie kaq të lartë e kërkon një gjë të tillë”, tha Muçi pas ndeshjes.
