I ardhur në formë huazimi nga Besiktas, Ernest Muçi po “ndez” me fanellën e Trabzonspor. Deri më tani, Muçi ka shënuar 10 gola me paraqitjet e tij ka fituar zemrat e tifozëve.
“Pavarësisht se Ernest Muçi është zyrtarisht në huazim, sulmuesi shqiptar ka shumë të ngjarë të transferohet përgjithmonë te klubi aktual, pasi performancat e tij nuk i kanë dhënë Trabzonsporit asnjë arsye për të mos aktivizuar opsionin e tij të blerjes për 8.5 milionë euro”, shkruan faqja e specializuar e statistikave Sofasore.
Nuk mungon një foto e Muçit nga Sofascore dhe një titull pikant…
“Kurrë mos bjer në dashuri me një lojtar në huazim…”.
