Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Donald Trump zhvilluan një bisedë telefonike.
Lajmi, i raportuar për herë të parë nga stacioni televiziv izraelit Channel 12 , u konfirmua edhe nga zyra e Kryeministrit izraelit.
Në postimin e tij në platformën X, shihet fotoja e Benjamin Netanyahut me librin “Aleatët në Luftë” nga Tim Bouverie.
ראש הממשלה בנימין נתניהו בשיחתו עם נשיא ארה”ב דונלד טראמפ. pic.twitter.com/yZMMgBqGl8
— ראש ממשלת ישראל (@IsraeliPM_heb) February 28, 2026
Gjithashtu edhe Shtëpia e Bardhë konfirmoi se dyshja kanë biseduar sot për sulmet. Sekretarja e shtypit Karoline Leavitt, tha se Trump kishte monitoruar situatën gjatë natës në Mar-a-Lago së bashku me anëtarët e ekipit të tij të sigurisë kombëtare.
‘Trump dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër situatën gjatë gjithë ditës’, tha Leavitt.
