Altin Zaloshnja, Pedagog i Historisë së Civilizimeve dhe Qeverisjes nga SHBA, ka deklaruar se hetimi në lidhej me çështjen McGongal ende nuk kanë përfunduar, si edhe ka paralajmëruar se fakte të reja mund të dalin në dritë në lidhje me përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në këtë skandal.

Në një lidhje skype në emisionin “Open” në News24, Zaloshnja ka shtuar se FBI nuk kishte dijeni në lidhje me takimet mes Ramës dhe ish-shefit të kundërzbulimit McGonigal, duke ngritur kështu edhe dyshime në lidhej me atë që është diskutuar në këto takime.

“Shtypi botëror ka shkruar dhe është puna e jashtëzakonshme të një gazetari të jashtëzakonshme që në mënyrë skematike ka treguar të gjithë historinë.
Ai e ka shkruar qartë kush janë hapat e ndjekura. McGonigal nuk akuzohet përveç falsifikimit të dokumenteve dhe dëshmi të rreme por secila akuzë ka një maksimum prej 4 vitesh. Vetëm akuzat në lidhje me Shqipërinë e dënojnë me 45 vite.

Thelbi i çështjes anë marrëdhëniet e errëta që zyrtarët shqiptarë krijojnë me këto persona. SHBA nuk dinte gjë për takimin Rama-McGonigal. Nuk duhet të pyeste Rama pse po vjen ai këtu? FBI nuk dërgon njeri pa sqaruar çështjen me kryeministrin Rama e ka takuar në çfarë rrethanash? A dinte se FBI nuk dinte gjë për takimet? Ç’biseduat tërë herët që u takuan?
Prokuroria e SHSB do sjelli para gjykatës vetëm akuzat që mund të vërtetojë dhe këto akuza e kanë detyruar jurinë e madhe të thotë ka një rast që duhet të shkojë patjetër para gjykatës.
Liria vjen nga SHBA, siç e kemi provuar disa herë. Ajo që po ndodh është që hetimi ende nuk ka përfunduar. 9 akuzat do vërtetohet para jurisë së madhe.
Hetimi vijon nëse ka lidhje të tjera. Mund të dalin fakte të reja në lidhje me Ramën”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb