28 aktivistët që “lyen lagunën e Venecias me ngjyrë të gjelbër” dje akuzohen për një sërë veprash, ndërsa protesta të ngjashme u organizuan në Romë, Milano dhe Torino, si një reagim “për mungesën e progresit të vërtetë në konferencën COP28 në Dubai”.

Më hollësisht, anëtarët e organizatës Extinction Rebellion akuzohen nga prokuroria e Galinotatit për ndalimin e funksionimit të transportit ujor, demonstratë e cila nuk kishte marrë lejen e kërkuar, për përhapje të lëndëve të rrezikshme, por edhe për dhunë.

Aktivistët u sollën dje në selinë e policisë në Venecia, ku qëndruan për gjashtë orë. Për pesë prej tyre është nxjerrë edhe një vendim që parashikon se nuk do të mund të kthehen në Venecia për katër vitet e ardhshme.

Organizata thekson se “këto janë akuza që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin dhe veprimet e tyre”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb