Deputetja e PD, njëkohësisht dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në emër të Grupit të PPE në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, theksoi se të drejtat sociale janë shtyllë e demokracive të qëndrueshme.

Vokshi ngriti shqetësimin e fortë për dështimin e tre shteteve, përfshirë Shqipërinë, për të paraqitur raport mbi zbatimin e Kartës Sociale Evropiane. Ajo theksoi se kjo përbën shkelje të Kartës dhe nuk është një mungesë teknike, por një dështim serioz i llogaridhënies demokratike.

Sipas Vokshit, mos-raportimi minon besueshmërinë e gjithë sistemit të mbrojtjes së të drejtave sociale dhe tregon se qytetarët nuk po dëgjohen, duke cenuar drejtpërdrejt besimin te institucionet.

Fjala e plotë

I nderuar Kryetar, kolegë.

Së pari, dëshiroj ta përgëzoj raportuesin për këtë raport, jo vetëm simbolik, sic ai e përmendi, por sepse është në kohën e duhur. Ai vjen në 65 vjetorin e Kartës Sociale Evropiane, shtyllës sociale të

Këshillit të Evropës dhe kaunterpartit të domosdoshëm të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ashtu siç kjo Asamble ka theksuar prej kohësh, të drejtat sociale nuk janë dytësore, ato janë thelbësore për një demokraci të qëndrueshme,

kohezion shoqëror dhe besimin e qytetarëve. Në një kohë të brishtësisë demografike, pabarazive në rritje, presionit demografik dhe transformimit të shpejtë të tregut të punës, Karta mbetet një nga garancitë më të forta të Evropës për dinjitet dhe drejtësi.

Megjithatë, Konkluzionet e vitit 2025 të Komitetit Evropian të të Drejtave Sociale dërgojnë një sinjal të shëmtuar paralajmërues në mbarë Evropën. Të drejtat thelbësore të punës dhe ato sociale janë nën trysni serioze, veçanërisht për shkak të dixhitalizimit, ndryshimeve klimaterike dhe dobësimit të dialogut social, siç përmendet edhe në

raport.

Shifrat janë alarmante. Nga 230 konkluzione, vetëm 42 prej tyre konstatuan përputhshmëri, ndërsa 171 jo!!

Ky nuk është një hendek margjinal, por dëshmi e dështimeve sistemike dhe të përsëritura dhe kërkon vëmendje politike.

Dhe nuk do të përsëris atë që thanë kolegët e mi për problemet e tjera që raporti ka konstatuar, si: orët e tepërta të punës, pabarazia gjinore, negociatat kolektive. Kështu, që nuk do t’i përsëris ato.

Por do të doja t’i vija në dukje një çështje shqetësuese të Komitetit: dështimin për të raportuar.

Tre shtete, përfshirë vendin tim, Shqipërinë, nuk kanë paraqitur raport.

Kjo përbën shkelje të Kartës.

Kjo nuk është një mungesë teknike, por një dështim i llogaridhënies demokratike!!

Karta nuk është opsionale dhe mos-raportimi minon besueshmërinë e të gjithë sistemit. Qytetarët nuk po dëgjohen!!

Arsyet pse raporti ka rëndësi: drejtësia sociale, kushtet e denja të jetesës, kohezioni shoqëror nuk janë vetëm objektiva sociale.

Ato janë, siç u përmend më parë, shtylla të stabilitetit dhe sigurisë demokratike. Prandaj, në këtë kontekst, të gjitha shtetet duhet të ratifikojnë Kartën e Rishikuar, ashtu siç kërkohet në raport.

Ato duhet të ratifikojnë edhe Protokollin e Ankesave Kolektive dhe Protokollin e Torinos. Parlamentet kombëtare kanë një përgjegjësi kyçe për të integruar Kartën në legjislacion, për të vlerësuar buxhetet dhe ndikimin.

Autoritetet kombëtare, përfshirë gjykatat dhe parlamentet, duhet të marrin plotësisht parasysh interpretimet dhe gjetjet e Komitetit

Evropian.

Grupi i Partisë Popullore Evropiane (EPP) ka një mesazh të qartë: forcimi i të drejtave sociale, të zbatuara siç duhet dhe të mbikëqyrura në mënyrë demokratike, janë të domosdoshme për një demokraci të qëndrueshme, drejtësi sociale dhe besimin e qytetarëve.

Faleminderit!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb