Trajneri i AEK-ut, Marko Nikolić, ka sqaruar arsyen e mungesës së Thomas Strakoshës në sfidën ndaj LASK Linz në Champions League. Sipas tij, bëhet fjalë për një dëmtim.
‘Përsa i përket dëmtimit të Thomas nuk duket se është diçka serioze-tha Nikolic-ai nuk do të jetë në skuadër deri në pauzën e ndeshjeve të kombëtares dhe do të mungojë në sfidat me Asteras, Panserraikos dhe Volos.
Në ndeshjen ndaj Aris, në një moment ai nuk i vendosi duart siç duhet dhe po përballet me një krisje të vogël. Nuk duket të jetë serioze, mund të kishte qenë diçka më e keqe’.
