Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni mungoi sot në Kuvend për shkak se është i infektuar me COVID_19 por tha në  rubrikën ”Opinion” në News24 se nëse do të ishte prezent do i mbështeste dhe do votonte pro ndryshimeve kushtetuese.

Gjoni thotë se tashmë mundësohet hapja e listave 100%, pasi PS, PD, LSI e kanë vetë në dorë nëse do hapin partinë apo jo.

Por Gjoni thotë se tashmë PD- LSI e kanë humbur mundësinë për të pasur opsione pas 15 muajsh, dhe kanë vetëm një rrugë të bien dakord dhe të përfshihen pasi në rast refuzimi nuk ka ndonjë problem substancial.

”Ka patur tentativa nga informacionet nga disa grupime politike jashtë parlamentit për të influcenuar votën, përmes 2-3 individëve. Ajo që kam parë sot, kur një deputete ka marrë fletë votimi për të siguruar raportimin tek bosët që siguroi një grusht votash kundër. është e patolerueshme dhe e jashtëligjshme. Ata që votuan kundër ose janë të painformuar ose i shërbejne një kauze të disa bajraktarëve. Sot ndryshimet kushtetuese mundësojnë hapjen e listave. Mundësojnë hapjen 100%. Një grupim i ri mund të dalë me listë 100% të hapur. Pra është vetëm hapi i parë.
Edhe nëse nuk ka ndryshim në Kodin Zgjedhor, një parti politike mund të garojë me listë të hapur 100%.
Qesharake si po shtrohet debati. Kësaj i thonë pas pilafit të hahet pilaf. I kemi shtruar dorën e bashkëpunimit PD- LSI prej vitit të kaluar. Janë lutur në kulmin e kërcënimeve të tyre për të destabilizuar vendin. Jemi futur vetëm me intimidime dhe kërcënime. Kam rënë pre vetë. Kush s’ka mundësi vetë, atëhere ne s’jemi aty për të mbështetur opozitën jashtëparlamentare.
Kemi kaq muaj që themi që do ia arrinim kësaj dite. Na kanë sulmuar pacipërisht. Ajo që donim po bëhet realitet.Kushtetuta u ndryshua, i hapet rrugë hapjes së listave, PD_ LSI nga shtatori të bien dakord për të përkthyer ato në Kod Zgjedhor, nëse jo nuk është substanciale. ”- tha Gjoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb