Mariza Ikonomi herë pas here është larguar nga Shqipëria. Për 5 vite ajo ka jetuar në Francë dhe 2 vite ka qenë në kroçere duke udhëtuar në vende të ndryshme të botës, por kryesisht në Karaibe. Ndërkohë te Ola ajo zbuloi se prindërit janë prioritet për të, ndaj vendosi të rikthehej, por nuk e përjashtoi mundësinë se ndoshta më vonë do të largohet.

Këngëtarja jetën artistike në Shqipëri e cilësoi një kaos të vërtetë. Mariza tha se këtu më tepër ndihet si në shërbim të dikujt tjetër, dhe se janë të rralla rastet kur ajo është ndier artiste e vërtetë. Ajo theksoi se artisti shqiptar duhet të jetë shumë i fortë. Për të artistët e mirëfilltë duhen duartrokitur, pasi bëjnë çdo gjë vetë dhe ajo që i mban është pasioni i fortë që kanë për muzikën.

Për mosmarrjen pjesë kohët e fundit në festivalet që zhvillohen në vend, këngëtarja tha se ka shumë arsye, një prej tyre ishte dhe meritokracia, por shtoi se ky është një problem edhe jashtë jo vetëm në Shqipëri.

Kujtojmë që pak muaj më parë Mariza solli një këngë të re “Dua të jetoj”, të cilën ia kishte dedikuar periudhës së vështirë të pandemisë dhe frymëzimin për të krijuar këtë këngë e kishte marrë pasi u prek edhe vetë nga Covid-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: