Ervin Gonxhi, violinist, kompozitor, producent muzikor i ftuar në Vila24 në News24 erdhi në një rrëfim për eksperiencën e tij në Big Brother.
Prej 18 vitesh, është praktikant i fesë muslimane dhe falet 5 herë në ditë, teksa nuk ka ndaluri se bëri këtë edhe brenda shtëpisë së “BBVIP”. Ai tha se edhe ushqimi e do të ndarë, hallall”.
“Big Brother i bën çdo njeriu mirë, mua më mori mirë se i mirë isha. Kur dola nga Big-u pashë dhe njerëz që më kanë sharë. Kur dola doja të dija çfarë dhashë, se kam shumë vite që e kam ndërtuar me mund punën. Atje kishte presion, “burg” luksoz do e quaja. Nuk do ta ribëja më si eksperiencë pavarësisht se dola si doja vetë. Sa hapje sytë vinte tjetri të gjuante me sopatë”- tha Gonxhi për News24.
(Balkanweb)