Punonjësi i policisë së Burgjeve Flamur Bejko i akuzuar nga vëllezërit Beqiraj se i kishte paguar për të vrarë dy persona që e kishin rrahur, ka mohuar kategorikisht akuzat.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se Bejko ka deklaruar se paratë, konkretisht 3500 euro i ka dhënë pas kërkesës qe i kanë bërë një nga vëllezërit për të plotësuar dokumentet e banimit në Greqi.

Po ashtu një pronar lokali është akuzuar prej tyre se i kanë kërkuar armë për të bërë një vrasje dhe se si u ka premtuar që t’u jepte një automatik.

Në ballafaqimin me ta ai ka deklaruar se e akuzonin për arsye se i kishte rrahur të dy dhe përzënë nga lokali sepse kishin bërë sherr dhe kishin tentuar të rrihnin kamerierin e tij. Ngjarja në fjalë është dëshmuar dhe nga klientët dhe kamerieri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: