Çmimi i lartë i imputeve bujqësore dhe karburanteve, si dhe rënia e fuqisë punëtore vijojnë të shkaktojnë vështirësi të shumta te fermerët në qarkun Dibër. Ndonëse fusha e Gjoricës është më prodhimtarja në këtë qark, fermerët ngrenë shqetësime se një sipërfaqe e madhe ka mbetur djerr, pasi një pjesë e madhe e banorëve janë larguar, ndërsa ata që kanë mbetur nuk kanë kushtet e duhura të mbjellin në sasi të mëdha.
I gjendur përballë vështirësive të vazhdueshme dhe pamjaftueshmërisë ekonomike, fermeri Liman Lleshi sheh shpresë për ndryshim nga protesta kombëtare.
Ndër të tjera, fermerët thonë se për shkak të zvogëlimit të sipërfaqeve të mbjella, nuk kanë mundur të përfitojnë as nga Skema Kombëtare e Bujqësisë për vitin 2026.
