Nëse shija juaj e preferuar e akullores është ajo e mentes me grimca çokollate ka shumë gjasa që të jeni debatues, kursimtar dhe të kujdesshëm, thotë një ekspert amerikan për aromat dhe shijet.

Kompania prodhuese e akullores, “Baskin-Robbins”, dhe dr. Alan Hirsch, një ekspert i njohur ndërkombëtarisht i aromave dhe shijeve, i cili ka themeluar Smell & Taste Treatment and Research Foundation, kanë identifikuar se çfarë sugjerojnë disa shije të popullarizuara të akulloreve për personalitetin e dikujt.

“Kemi zbuluar disa gjëra befasuese kur kemi hetuar se çfarë tregon shija e preferuar e akullores për personalitetin e tyre”, tha Hirsch në një deklaratë.

Rd Hidden Personality Trait Ice Cream Infographic
Rd Hidden Personality Trait Ice Cream Infographic

“Për shembull, kemi zbuluar që njerëzit, të cilët preferojnë sherbet ylberi (një desert i bazuar në akullore me përzierje të frutave të ndryshme) janë më pesimist se sa do të mendonit, me gjithë profilin e ndritshëm të shijes ndërsa ata që preferojnë “rocky road” (akullore e bazuar në çokollatë dhe lajthi e arra si dhe marshmallow) në fakt janë dëgjues të mirë, shkruan tg.

Studimi po ashtu ka zbuluar që nëse shija juaj e preferuar është:
– Vanilje – ka shumë gjasa të jeni impulsiv, lehtësisht të ndikueshëm dhe idealist.
– Çokollata – ka më shumë gjasa të jeni dramatik, të gjallë, sharmant, flirtues, joshës dhe naiv.
– Luleshtrydhe – ka më shumë gjasa të jeni tolerant, të përkushtuar dhe introvert.
– Mente me copa çokollate – argumentues, ekonomik dhe të kujdesshëm.
– Bajame – të dashur, sportiv dhe preferoni të shmangni qendrën e vëmendjes.
– Kafe – të ndershëm, të ndërgjegjshëm, dramatik dhe perfeksionistë morali.
– Grimca çokollate – garues dhe energjik.
– Sherbet ylberi – analitik, vendimtar dhe pesimist.

06 Traits Ice Cream Rainbow
06 Traits Ice Cream Rainbow

– Akullore si kek – agresiv, atraktiv dhe dëgjues të mirë.

Rezultatet kanë rrjedhur nga përgjigjet e amerikanëve të moshës 18-65, të cilët i kanë pyetur për shijen e preferuar të akullores kur kanë mbaruar testet standarde gjithëpërfshirëse psikiatrike dhe të personalitetit: Million Clinical Multiaxial Inventory-III (MCMI-III); Minnesota Multiphasic Personality Inventory-2 (MMPI-2); Beck Depression Inventory, Zung Anxiety dhe Zung Depression.

APA Diagnostic Classification DSM-IV-TR përcakton diagnoza të tilla si çrregullimet e ankthit ose çrregullimet e personalitetit si çrregullimet e kontrollit impulsiv dhe janë përcaktuar tiparet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: