Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka bërë sot një denoncim publik në lidhje me një shkollë, ku sipas tij mësimi bëhet kolektiv.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Boçi thekson se klasat kolektive vazhdojnë të jenë gangrenë në arsimin tonë.

Sipas tij, në shkollën kryesore “Jani Vreto”, shtohen klasat kolektive, ndërsa thekson se për këtë objekt u harxhua një investim prej 700 milion lekë.

REAGIMI I BOÇIT
PËR NJË NXËNËS “DJEGIN” NJË SHKOLLË
Klasat kolektive vazhdojnë të jenë gangrenë në arsimin tonë.
Mungesa e strategjive, angazhimeve dhe paaftësia po i shtojnë ato çdo ditë.
Kjo ka ndodhur dhe në një nga trevat më arsimdashëse në Kolonjë, njësinë administrative Leskovik.
Në shkollën kryesore “Jani Vreto”, shtohen klasat kolektive.
Dhe kjo ndodh vetëm për një nxënës më pak, duke i dorëzuar të tjerët drejt një mësimdhënie kaotike, me tema të përziera e me mësuesë ndonëse të mirë, të pa mësuar me mësim kolektiv.
Megjithëse shkolla është e investuar, me klasa e hapësira, ngjan që ato 700 milion lekë të hedhura po shkojnë dëm.
Ndonëse përfaqësuesit politikë të PS e kishin premtuar publikisht në fushatë moskrijimin e klasave kolektive, sot nxënësit e mësuesit janë brenda tyre në Leskovik.
Prindërit e shohin si hakmarrje politike të rezultatit zgjedhor të gjithë këtë katrahurë me fëmijët e tyre.
Fatkeqësisht ky është arsimi sot:
Me braktisje masive.
Me diskriminim të shtuar arsimor.
Me klasa kolektive diku.
Me klasa të mbipopulluara diku tjetër.
Me mësim me turne.
Me ambjente të pasigurta.
Me shkolla të investuara kuturu.
Me shkolla të amortizuara në pjesën dërmuese,
Me një arsimim fiktiv që më shumë se dijen po shpërndan injorancën.
Ndërsa Rama çfarë bën?
Na tregon me gisht satelitët!!!????

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: