Një tjetër denoncim vjen nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ sa i takon rezultateve të prodhuara nga zgjedhjet lokale për bashkinë e Elbasanit.

Në një reagim për mediat, kryetari i Komisioni Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) nr 47 të Bashkisë Elbasan, Anton Prekaj renditi disa nga parregullsitë e procesit, ku mes tyre është dhe se në një qendër votimi pajisja elektronike e votimit dhe e numërimit ishte pa vulë sigurie.

Ai tha se: “Nga KQZ më është bërë presion disa herë dhe disa ditë rrjesht për t’i miratuar tabelat e tyre, deri edhe me ndjekje penale.”.

DEKLARATA
Jam këtu në cilësinë e kryetarit të Komisioni Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) nr 47 të Bashkisë Elbasan, për të denoncuar parregullsitë dhe shkeljet e vërejtura në të gjitha etapat e procesit zgjedhor në këtë KZAZ. Konkretisht:
Nga Komisionet e Qendrave të Votimit janë dorëzuar në KZAZ 47, 72 pajisje elektronike të votimit dhe numërimit (PENV), pa vulë sigurie, shkelje e rëndë kjo e pasqyruar në pr verbalet përkatëse të dorëzuara në KQZ.
Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor ne 47, ka certifikuar rezultatin e nxjerrë nga operatorët, të cilat janë depozituar në Komisionin Qendror te Zgjedhjeve KQZ
Ditën kur janë dorëzuar tabelat e rezultateve dhe tabelat përmbledhëse në KQZ, na është kërkuar që të plotësojmë tabela të tjera me rezultate të ndryshme nga ato që Pajisjet e Votimit kanë printuar dhe ne i kemi certifikuar më parë për Qendrat e Votimit Nr. 2481/1 dhe 2483. Pretendimi i tyre ka qenë sepse pajisja e dorëzuar ka të dhëna të tjera nga ato që ne kishim certifikuar me Vendim unnim të KZAZ47. Kjo është një pikëpyetje shumë e madhe që ngre shumë dyshime.
Unë dhe komisionerët e opozitës kemi refuzuar me arsyetimin se nuk mund të nxirren tabela rezultatesh te ndryshme për të njëjtën QV, duke i kërkuar KQZ që ata të korrigjojnë tabelat finale bazuar edhe në Kodin Zgjedhor. Nga KQZ më është bërë presion disa herë dhe disa ditë rrjesht për t’i miratuar tabelat e tyre, deri edhe me ndjekje penale. Denoncoj këto praktika të dyshimta, që vënë në pikëpyetje të gjithë procesin dhe ngrenë dyshime për devijim dhe manipulim të rezultatit zgjedhor në Bashkinë Elbasan.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb