Zv/ Dekani i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, Irakli Prifti i ftuar në studion e emisionit “Sintezë” në News24 ka folur për pasuritë nëntokësore të Shqipërisë.

Prifti u shpreh se në zonën e shumëpërfolur të Shpiragut është marrë një e dhënë që sipas tij është premtuese, edhe pse nuk duhet marrë me eufori.

Sipas tij në Shpirag ka një grumbullim nafte, por kjo e fundit nuk ka energji për të dalë vetë në sipërfaqe, duke e bërë procesin e nxjerrjes të ndërlikuar.

Megjithatë ai shtoi se rajoni ka potencial dhe kërkimet vijojnë në periferi të këtij blloku nafte.

“Është marrë një e dhënë që unë e quaj premtuese, nuk e marr me eufori. Në Shpirag ka një grumbullim nafte, por atje është një naftë që nuk ka energji për të dalë në sipërfaqe. Ka mënyra me pompë, por duhet të shihet efektiviteti ekonomik. Gjithmonë kërkimet vijojnë edhe në perfieri të këtij blloku, i cili është i lidhur me blloqe të tjera. Mund të ketë perspektivë në rajon për rezerva të naftës”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb