BALLSH

Naftëtarët në Ballsh kanë nisur sërish protestat, në mbrojtje të kauzës së tyre, për paga më të mira dhe për kushte po ashtu më të mira.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “Balkanweb” se përfaqësuesi i naftëtarëve Sokol Dautaj, në një intervistë të dhënë për “News 24” deklaroi se nëse nuk plotësohen kushtet që kërkohen, të hënën punëtorët nuk do të shkojnë në punë.

“Zonja ministre. Të hënën nuk do të futet askush në uzinë. Këtu nuk ka as lekë dhe as punë.

Le të vijë ministrja dhe të zgjidhë situatën. Përfaqësuesit e dërguar nga ministria nuk janë serioz. Të hënën, përfaqësuesit e ALLUm nuk do të hyjnë në Uzinë. Nuk pranojmë tallje pa fund”, tha Dautaj.

Ai shtoi se kontratat janë nënshkruar dhe nuk është dhënë asgjë.

“Kontratat janë nënshkruar dhe nuk na është dhënë asgjë. Na u tha se lekët do të kalonin në bankë. Gjysma e punonjësve kanë nënshkruar kontratë për 250 mijë lekë dhe nuk i kanë marrë”, deklaroi Dautaj.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb