Prezantuesja e festivalit, këngëtarja Eneda Tarifi në një lidhje live me skype në rubrikën “Opinion”,News24, zbuloi detaje të reja në lidhje me natën e katërt të festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.

Mbrëmja do të hapet nga grupi i Fierit, ku do të mbizotërojë kënga dhe vallja.

“Kam një lidhje të madhe me këtë qytet, pasi kam gjyshen këtu. Çdo pushim veror i kam kaluar në Gjirokastër. Sot do të jetë grupi i Fierit, do të jenë grupe që do të përfshirë çdo veçori të rrethit të Fierit. Nuk do të ketë vetëm këngë, por edhe valle. Ky është një event i madh dhe jam shumë e emocionuar, pasi për mua ishte një surprizë. Ne kemi një pasuri të jashtëzakonshme dhe kjo është muzika jonë autoktone”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb