Gazetari dhe moderatori Bledi Strakosha i ftuar në Vila24 me moderatoren Brunilda Lahe erdhi në një intervistë për festivalin e të gjithë shqiptarëve, “Festivalin Folklorik Kombëtar” i cili mbahet në Gjirokastër.

“Këto ditë të festivalit Gjirokatra është e mbushur jo vetëm me shqiptarë por dhe me turistë të cilët këtë vit janë të shumtë, ata janë të interesuar jo vetëm për të ndjekur nga afër festivalin por dhe traditat e vendit tonë. Këtë herë i është kushtuar vëmendje jo vetëm festivalit, ka shumë aktivitet që mbahen nga mëngjesi deri në mbrëmje për të gjitha moshat.

Xhubleta vjen me risi , ajo ekspozohet në qytet në formatin 3D, sa të duket sikur e ke aty por dhe shoqërohet me një zë i cili rrëfen traditën 4000 vjeçare të xhubletës tonë.

Kishte dhe një kuriozitet për të që as unë nuk e dija, pse ishte e zezë xhubleta. Tipikisht ajo kishte qenë e kuqe por ishte bërë e zezë pas vdekjes së Skënderbeut për të mbajtur zi për të”- tha Strakosha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb