Moszgjedhja e presidentit të ri ka hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme në Kosovë brenda 45 ditësh, ndërsa ish-presidentja Vjosa Osmani ka reaguar me një mesazh për qytetarët dhe partitë politike.

Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Osmani e cilësoi situatën si një moment të vështirë për vendin, por theksoi se qytetarët e Kosova kanë treguar gjithmonë forcë për të përballuar sfidat.

“Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngritët edhe nga momente shumë më të rënda. Ka ardhur koha për dashni. Mjaft më me propagandë, përçarje e ndjellje të frikës,” është shprehur ajo.

Osmani shtoi se rrugët që mbyllen nga padrejtësitë hapen nga vullneti i qytetarëve, duke bërë thirrje për më shumë unitet dhe shpresë në prag të zgjedhjeve.

“Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim dashni, aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë. Aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën,” theksoi ish-presidentja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb