Arijanet Muric do t’i përgjigjet pozitivisht grumbullimit me Kombëtaren e Kosovës. Pavarësisht zërave dhe raportimeve të ditëve të fundit që e vendosën në dyshim pjesëmarrjen e tij, portieri i Sassuolos ka vendosur të jetë në dispozicion të “Dardanëve” për katër përballjet e Ligës së Kombeve.
Kosova do të luajë dy ndeshje ndaj Austrisë, një me Izraelin, ndërsa nuk mund të lihet pa përmendur edhe takimi me Irlandën. Ekipi i Franco Fodas synon paraqitje pozitive, në këtë kompeticion.
