NATO i ka kërkuar Pekinit të shmangë atë që do të ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar duke mbështetur Rusinë ushtarakisht në konfliktin e tyre të armatosur me Ukrainën, teksa dyshimet janë shtuar.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi se ka pasur “disa shenja” që Kina mund të planifikojë të mbështesë Rusinë në luftë.

Fundjavën e kaluar, Shtetet e Bashkuara thanë se kishin informacione që sugjeronin se Kina mund të fillonte të ofrojë armë për Rusinë.

I pyetur nëse NATO ka ndonjë tregues se Kina mund të jetë e gatshme të ofrojë armë ose mbështetje tjetër për luftën e Rusisë, Stoltenberg tha: “Ne kemi parë disa shenja që ata mund të planifikojnë këtë dhe natyrisht aleatët e NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë duke paralajmëruar.

“Kina nuk duhet të mbështesë luftën e paligjshme të Rusisë”, u shpreh ai.

Stoltenberg tha se çdo ndihmë kineze do të përbënte një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar”, një sinjal se Pekini ka të ngjarë të përballet me një përgjigje të fortë nga Perëndimi.

Kina deri më tani ka refuzuar të dënojë pushtimin e Ukrainës, por ka shmangur kapërcimin e çdo vije të kuqe që do të çonte në sanksione.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: