Sir John Boardman, arkeolog dhe historian i madh i artit, “Historiani më i shquar britanik i artit të lashtë grek”, siç është përshkruar, ka vdekur në moshën 97-vjeçare.

John Boardman lindi më 20 gusht 1927 në Ilford, Londër. Ai u arsimua në Chigwell School dhe Magdalene College, Cambridge. Ai jetoi për disa vjet në Greqi, tre prej të cilave (1952-955) ishte ndihmësdrejtor i Shkollës Arkeologjike Britanike të Athinës. Ai kreu gërmime arkeologjike në Smyrna dhe Kretë, Emporio në Kios dhe Libi, shkruajnë mediat e huaja.

Nga viti 1955 ai u bë kurator në Muzeun Ashmolean në Oksford dhe më pas profesor i arkeologjisë klasike në Kolegjin Merton në Oksford. Nga viti 1978 deri në vitin 1994 ai dha mësim arkeologjinë klasike në Universitetin e Oksfordit dhe doli në pension në vitin 1994. Ai studioi artin grek, veçanërisht skulpturën dhe pikturën e vazove.

John Boardman ishte anëtar i Akademisë Britanike, nga e cila mori Medaljen Kenyon në 1995. Ai u nderua me Çmimin Onassis për Shkencat Humane në vitin 2009. Ai ka mbajtur shumë nderime akademike. Botimet e tij voluminoze fokusohen kryesisht në artin dhe arkitekturën e Greqisë antike, dhe në veçanti në skulpturën dhe pikturën e vazove.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: