Legjenda e basketbollit Bill Rusell ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Rusell llogaritet si njëri prej basketbollistëve më të mirë në histori. Ai ishte shtyllë e skuadrës së famshme të ”Boston Seltiks” që fitoi tetë tituj rresht të NBA-së dhe 11 në përgjithësi.

Bashkëshortja e Rusellit, Xheni ka njoftuar lajmin për vdekjen e tij. Në një postim në rrjete sociale ajo ka thënë se Bill ka vdekur në paqe.
Rasell kishte luajtur qendër, ndërsa pesë herë ishte shpallur lojtari më i mirë i NBA-së gjatë karrierës 13-vjeçare me Boston Seltiks.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb