Biznesmeni Vasil Kallupi ka humbur nënën e tij, Huznije Kallupi në moshën 95-vjeç.
Përmes një mesazhi në rrjetin social facebook, Kallupi shkruan se nëna e tij ishte shpirti binjak, forca që e mbante kur rrëzohej dhe lutja më e bukur.

Vasil Kallupi njihet si biznesmen dhe ish-zyrtar ku ka shërbyer si këshilltar për turizmin, gjatë kohës që këtë ministri e drejtonte i ndjeri Bashkim Fino në vitin 2003.
Mesazhi i biznesmenit
Sot zemra ime u thye në një mënyrë që nuk e kisha njohur kurrë më parë… humba shpirtin që më dha jetë, dritën që më udhëhoqi në çdo hap — mamanë time. 💔 Ajo nuk ishte vetëm nëna ime… ishte shpirti im binjak, lutja ime më e bukur, forca që më mbante kur unë rrëzohesha. Dashuria e saj ishte e pastër, e pafund, hyjnore… një dashuri që nuk do shuhet kurrë, edhe pse sot ajo nuk është më pranë meje. E ndjej në çdo frymëmarrje, në çdo kujtim, në çdo rrahje zemre… sikur një pjesë e saj jeton brenda meje përgjithmonë. Mami im i shtrenjtë, pusho në paqe… shpirti yt u bë dritë në qiell, por për mua do mbetesh gjithmonë shtëpia ime. 🕊️🤍
