Pas ndarjes nga jeta të kineastit Gjergj Xhuvani dhe gazetarit të mirënjohur, Fatos Baxhaku, një tjetër emër i njohur i medies shqiptare ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 70-vjeçare ish-gazetari dhe diplomati Maksim Sinemati. Lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit Sinemati u bë i ditur nga miq dhe kolegë të tij.

Maksim Sinemati punoi me përkushtim për rreth 40 vjet në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), si drejtor i redaksisë së Lajmeve të Jashtme.

Ai nuk u shkëput asnjëherë nga gazetaria, veçanërisht nga trajtimi i çështjeve ndërkombëtare, duke dhënë kontributin e tij edhe gjatë viteve që punoi si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Maksim Sinemati
Maksim Sinemati

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb