Është ndarë nga jeta Shpëtim Stërmasi, ish-i burgosur politik dhe një prej qëndrestarëve antikomunistë të Tiranës, i cili për vite me radhë ka qenë pjesë e drejtimit të Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. Lajmin e ka bërë të ditur Besim Ndregjoni, kreu i Unionit, i cili përmes një mesazhi të ndjerë ka vlerësuar figurën dhe kontributin e Stërmasit, duke e cilësuar atë një njeri të pamposhtur dhe mbrojtës të palodhur të dinjitetit njerëzor.
Stërmasi vinte nga një familje e njohur patriotike dhe antikomuniste e Tiranës. Babai i tij, Ramazan Stërmasi, inxhinier elektrik dhe kontribuues në ndërtimin e Hidrocentralit të Lanabregasit, u dënua nga regjimi komunist si “armik”, ndërsa më pas u dënuan politikisht edhe dy djemtë e tij, Shpëtimi dhe Neziri. Të tre vuajtën dënimet në kampet dhe burgjet e diktaturës, përfshirë Spaçin dhe Burrelin.
Në reagimin e tij, Ndregjoni kujton qëndresën e Stërmasit gjatë viteve të burgimit dhe torturave, duke theksuar se ato nuk e mposhtën, por forcuan karakterin e tij.
Pas viteve ’90, Stërmasi shërbeu edhe në strukturat e Policisë së Shtetit, duke mbajtur detyra drejtuese, ndërsa gjatë trazirave të vitit 1997, sipas Ndregjonit, ai kontribuoi për shmangien e përplasjeve dhe vëllavrasjes.
Prej viteve 2000, Stërmasi drejtoi Unionin e të Përndjekurve Politikë për Qarkun e Tiranës, duke vijuar angazhimin e tij në mbrojtje të kujtesës dhe dinjitetit të ish-të përndjekurve.
“Familjet e mëdha e atdhetare ndërtojnë kombe!”, shkruan Ndregjoni në mesazhin e tij, ndërsa në fund i jep lamtumirën bashkëvuajtësit dhe mikut të tij.
“Emri juaj do të jetojë për qëndresën dhe dinjitetin njerëzor, duke u bërë frymëzim për brezat”, shprehet Ndregjoni.
Reagimi i plotë i Ndregjonit
Ndahet nga jeta qëndrestari antikomuniste tiranasi hero Shpetim Stermasi!
Unioni Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë njofton me dhimbje të thellë ndarjen nga jeta të qëndrestarit antikomunist, ish të burgosurit politikë, Antari i Presidencës së Unionit, Kryetari i Unionit për Qarkun e Tiranës Shpëtim Stërmasi ose siç e thirrnim ne bashkëvuajtsit e tijë Shiku!
Shpëtim Stërmasi i përket një familje patriotike, atdhetare, intelektuale dhe qëndrestare antikomuniste të Tiranës. Babai i tijë Ramazan Stërmasi një specialist profesionistë për ingjinjerinë elektrike që dha një kontributë të lartë në ndërtimin e Hidrocentralit të Lanabregasit por komunizmi e denoi politikishtë si armik të komunizmit, dhe mbas denimit të patriotit Ramazan Stërmasi, diktatura komuniste i denoi dhe dy djemtë e tijë Shpëtimin dhe Nezir Stërmasin. Nga kjo familje tre të denuar politikë! Babai dhe dy djemtë! Ky ishte regjimi gjakatar i Enver Hoxhës! Të cilët i kryen denimet në kampet çfarosëse të Burrelit dhe Spaçit!
Tiranasit e periudhës diktatoriale e njihnin Shikun një qytetar qëndrestar, të ndershëm, të fuqishëm, i pa pajtushëm me padrejtsinë, dhe mbrojtës i palodhun ndaj atyre që nuk kishin mundësinë për ta përballuar padrejtsinë!
Qëndresa dhe përballimi i torturave çnjerzore nga xhelatët e komunizmit si xhelati Florian Kolaneci një mostër i torturave në hetusinë e Tiranës, jo që nuk e mposhtën Shikun, por e burrëruan dhe më shumë duke i shtuar lavdinë familjes së njohur dhe atdhetare Stërmasi! Shiku u dashuruar dhe u martua me nje tiranse të denjë trime Shpresa me të cilën kur u arrestua e la djalin tre muajsh, dhe për 15 vite kjo grua trime heroinë do të shkonte me Taulantin e vogël në Spaç fhe Burrel dhe do ti jepte forcë qëndresës së Shikut tonë të dashur! Këta heronj Babai Ramazani , djemte Shiku e Neziri diktatura i denoi por nuk mundi të ju merte dinjitetin, qytetarinë dhe forcën për të jetuar!
Shik Stërmasi u përket heronjve të pamposhtur të diktaturës, ai qëndroi stoik ndaj xhelatëve të diktaturës dhe kështu e gjeti sistemi i ashtuquajtur demokratik në vitet 90. Kujtojmë me mall shumë të madh kontributin që jepnin Shiku dhe ne bashkëvuatsit e tijë në 90-91-92 duke përçuar paqen dhe jo urrejtjen, një virtit njerzor që gjatë këtij tranzicjoni komunist nuk e gjetëm tek ata që i shërbyen diktaturës! Shiku energjik i palodhur, aspak hakmarrës filloi detyrat në drejtimin e policidë së shtetit, ai shkoi shef komisariati në Burrel në vendin ku kreu denimin politi, por tregoi trimëri, dinjitet dhe jo hakmarrje. Viti i zi i 97 revolucjoni stalinistë që pushtoi Shqipërinë e gjeti Shikun komandant të forcave speciale ku tregoi largpamësinë dhe profesionalizmin e tijë duke shmangur vellavrasjet dhe konfortimet me stalinistët e rinj që muarën pushtet me forcën e armeve. Mbas viteve 2000 Shiku do të drejtontonte Unionin e të përndjekurve politikë të Tiranës deri kur mbylli sytë përgjithmonë,
Ai sëbashku me Shpresën rritën dhe edukuan dy fëmijë të mrekullushëm Taulantin dhe vajzën e e vogël të tijë. Taulanti u bë një intelektual dhe një tranjeri i sportit të atletikës duke dhënë një kontributë të madh në atletikën shqiptare, dhe krenonte Shikun e Shpresën, famijen Stërmasi, dhe Tiranën e Shqipërinë!
Familjet e mëdha e atdhetare ndërtojnë kombe!
Lamtumirë Shiku jonë i dashur, ti na ike shpejt por le vepra të mëdha për Tiranën tënde të dashur! Unioni humbi drejtuesin e palodhur dhe të devotshëm. Familja humbi një ikonë dhe një prindë të dashur dhe të mire!
Dheu i Tiranës qoftë i lehtë miku bashkëvuajtsi dhe qytetari i dinjitetshëm Shik Stërmasi! Emri i juaj do të jetojë për qëndresën dhe dinjitetin njerzor duke u bërë frymzim për brezat!
Besim Ndregjoni
