TIRANE-Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjecare ish-hetuesi Shyqyri Çoku. Ai është i njohur për hetimin dhe torturimin e 92 të dënuarve politik në veri të vendit dhe veçanërisht për torturimin e At Zef Pllumit.

Ai hetoi 92 të dënuar politikë në veri të vendit dhe rezulton një prej hetuesve më aktivë të diktaturës.

Coku u bë i njohur në opinionin publik pas daljes në dritë të faktit se qeveria shqiptare e dekoroi në vitin 2014 me “Medaljen e Mirënjohjes”, si veteran të Kategorisë së Parë me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit.

Ky vendim i Ministrisë së Mbrojtjes ne ate kohë solli përplasje dhe akuza ndaj qeverisë Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: