Shqipëria do përballet me San Marinon në Nations League. Para këtij takimi, sulmuesi kuqezi, Rey Manaj bëri vlerësimin e tij.

“Ndeshjen me San Marinon varet si e marrim. Është një kundërshtar i lehtë, por varet si do futemi në fushë. Pas ndeshjes në Finlandë, është ndeshje e lehtë. Ne do futemi që na fillimi për ta mbyllur ndeshjen dhe për të marrë fitoren.

Me të gjithë lojtarët loja shkon mirë. Grupi është shumë i mirë dhe është përmirësuar. Çdo lojtar që zgjedh trajneri, mendon për ekipin para gjërave personale.

Dëshira do ishte e madhe ta thyej rekordin e golave këtë ndeshje. Megjithatë, rëndësi ka që ekipi të fitojë. Vitin e fundit kam bërë 5 gola. Në të kaluarën nuk kam qenë stabël, edhe për shkak dëmtimesh. Gjërat po shkojnë mirë tani.”

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb