Politilogu Ermal Hasimja, i ftuar në News24 komentoi përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Hasimja theksoi se Rama e di mirë që kryebashkiaku i Tiranës ka elektoral dhe se bën kalklimet e tij, që të “rrëmbejë” këta ‘simpantizantë’ të Veliajt.

Sipas tij, kryeministri mendon për Tiranën, sepse e di që humbja ose fitorja në kryeqytet do të thotë shumë edhe për gjithë vendin.

“Veliaj ka interes për debatin, sepse mund t’i duhet kjo edhe për Strasburgun ose ta paraqesë veten si i burgosur politik. Rama po menaxhon energjitë. Me shumë gjasa, Rama i ka dërguar mesazh Veliajt. Rama e di se Veliaj ka pushtet elektoral dhe dëshiron të dobësojë Erion Veliajn. Edi Rama e di që nëse merrret Tirana, i rrezikohet pushteti. Prandaj dhe e sheh me prioritet si çështje.

Në lidhje me kandidatët për Tiranën në zgjedhjet lokale, besoj se ka alternativa, nuk ka persona perfekt, por ka disa kandidatë. Mund të vendoset edhe Ervin Demo, që ka qenë kryetar bashkie në Berat. Por ka një handikap, që ishte ministër kur policia ishte e dhunshme. “Firmosja symbyllur” është kriteri, me të cilin Rama të zgjedh në poste”, u shpreh Hasimja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb